Kapitalizmi mumje (lugat) Duhet të vdes

E publikuar: 20/12/2019 23:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Paratë e plaçkitura nga pronarët oligark të bankave më të mëdha botërore që kanë kaluar në duart e spekulantëve që punojnë për ta, krijojnë kosto të larta ekonomike, sociale, psikologjike dhe politike për mbarë njerëzimin .

Koha është që superfuqitë e vjetra ushtarake, politike, ekonomike, financiare, ish kolonizatore dhe industriale botërore të veprojnë për ta ndalur çmendurinë e spekulanteve oligark që lozin në bursat me të mëdha botërore poker dhe bixhoz me paratë e deponuesve dhe taksapaguesve të shtresës së mesme dhe të ulët anembanë botës, para këto që i kanë kursyer këta të fundit nga të ardhurat personale dhe buka e gojës.

Kush e financon bastin e çmendur të oligarkeve botëror që ndryshe në bursat botërore njihen edhe me emrin “Global Player”?

Po, po, në bursat botërore që i kanë shndërruar në Kazino dhe Bastore të tyre private !

Në njërën anë hobin e tyre të çmendur këto specie të pangopura me kapital dhe profit e financojnë me paratë që i kanë plaçkitur nga kriza financiare dhe ekonomike botërore e vitit 2008 që e shkaktuan pikërisht për këtë qëllim dhe në anën tjetër me paratë e shtypura në shtypshkronjat monetare shtetërore amerikane dhe europiane të cilat po ashtu i mbajnë nën kontroll.

Paradoksi më i madh është fakti se këta oligark në vend se të detyrohen nga Qeveritë e superfuqive ekonomike, politike, industriale dhe ish kolonizatore botërore për përgjegjësi llogaridhënie dhe kthim të kapitalit të plaçkitur monetar, ata e kanë shfrytëzuar ndikimin, gjegjësisht monopolin e tyre politik dhe financiar për t’i detyruar Qeveritë e këtyre shteteve (që në fakt janë marionetat, gjegjësisht lodrat e tyre) për t’i sanuar bankat që i kanë ruinuar apo edhe më saktësisht plaçkitur dhe falimentuar me qëllim.

Dhe si mund t’i sanojnë shtetet e gjunjëzuara para oligarkisë botërore bankat e oligarkeve përbindësh?

Natyrisht me paratë e deponuesve dhe taksapaguesve anembanë botës, sipas motos ”Luje macë kryet e bullit”.

Mirëpo absurdi këtu nuk e ka fundin, përkundrazi vetëm fillimin.

Këto para në vend se të përdoren nga Qeveritë e shteteve të lartpërmendura për investime dhe ngritje reale ekonomike, ato po keqpërdorë edhe 11 vjet pas krizës financiare dhe ekonomike botërore me tepër se kurrë në historinë e njerëzimit për t’i financuar sërish tripat spekulative të oligarkeve botëror në bursat me të mëdha botërore.

Imagjinojeni çka po ndodh para syve të verbër të ekonomistëve më prominent që kanë doktoruar në Universitetet më prestigjioze të botës dhe para syve të pashkolluar të opinionit të gjerë të shekullit njëzet e një !

Në vend se pronarët oligark dhe stafet menaxhuese të bankave më të mëdha botërore të detyrohen nga shtetet për dëmshpërblim total, përgjigjësi dhe llogaridhënie ligjore për bilionat e plaçkitura që e kanë shkaktuar krizën financiare dhe ekonomike globale të vitit 2008, ata i kanë detyruar Qeveritë e shteteve më të zhvilluara të botës për t’i shpëtuar bankat e tyre nga falimentimi dhe kolapsi.

Natyrisht, me paratë e taksapaguesve dhe deponuesve të shtresës së mesme dhe të ulët anembanë botës.

The Walking Dead, Game of Thrones by Nation në kulturën pop është duke u mbushur me lugetër.

Lugetërit e pavdekshëm janë analogji e përsosur në kohë trazirash të mëdha.

Antonio Gramsci e dinte qysh në vitet e shtatëdhjeta të shekullit të kaluar që kur sistemet e vjetra ideologjike të proklamuara si rende moderne shteterore nuk mund të lindin më asgjë të re dhe avantgarde, atëherë monsterët (përbindëshit) e vallëzojnë pandalshëm vallen e shfrenuar të djallit.

Dhe kur të tillët pastaj të mbajnë ligjerata për luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, demokracinë dhe respektimin e rendit dhe ligjit e unë për sherr i kam skenuar nga brendia si rentgeni, natyrisht që më villet pa masë nga pafytyrësia dhe cinizmi i tyre ekstrem.

Për amerikanin dhe europianin e zakonshëm lëkurë trashë që e shijon jetën e natës, ushtria e tru vdekurve perëndimor nuk paraqet asnjë problem, përderisa xhepat i kanë plotë nga plaçka e popujve të vegjël dhe resurseve të tyre natyrore.

Kuptohet, eksploatoret e bardhë nuk i nënshtrohen skllevërve te zi, sepse privilegjet janë të krijuara për burrat kauboj që e shpërndajnë dhe hedhin demokracinë nga aeroplanët në tokë përmes bombave të ushqyera me disa gram uranium.

Në botën dixhitale që ne e kuptojmë gabimisht vetëm si virtuale jeton një virus?

Kush është ky virus magjik dhe nga e ka prejardhjen?

Natyrisht nga ata që e kanë zbuluar dhe përsosur internetin për ta krijuar njeriun prej qelqit.

Njeriun e tejdukshëm i cili as që është i vetëdijshëm se për çdo ditë përveç preferencave private, konsumuese, politike, ekonomike, seksuale, të veshmbathjes etj…po ia lexojnë edhe numrin e zorrëve në bark për t’i shitur gjëra për të cilat jo vetëm që s’ka nevojë, por që janë edhe vdekjeprurëse për shëndetin e tij mental dhe fizik.

Jetojmë në Titanik dhe fundosemi me muzikë, të leçitur nga Perëndimi i Casino Kapitalizmit i cili na mbanë ligjërata për luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe funksionimin e demokracisë, rendit dhe ligjit.

Edhe më saktësisht i mbajnë ligjërata përfaqësuesve tanë në pushtet që vjedhin ashiqare vetëm miliona po sa iu vjen mundësia e parë në politikë.

Iu mbajnë ligjërata hajnave tanë të prapambetur dhe primitiv, hajnat e përparuar dhe sofistikuar të Perëndimit që vjedhin miliarda e biliona, ndërsa njëkohësisht jo vetëm që bashkvjedhin me ta, por e dënojnë me izolim dhe karantinë sikur pacientin e ebolles popullin që ua ka besuar votën.

Ndërsa dënimin ia shqiptojnë të njëjtit herë me gojë e herë me shkrim, ashtu siç janë në disponim.

E ne në vend se t’i kopjojmë Israelitet dhe t’ua tregojmë bërrylin kur e cenojnë dinjitetin tonë njerëzor, kombëtar dhe shtetëror duke ua bërë të qartë zotërinjve se asnjëherë nuk kemi harruar dhe gjithmonë do të jemi mirënjohjes që na kanë çliruar, ne po ua puthim prapanicën si lypsarët ligavec, ndërsa njëri tjetrit po ia hamë kokën për Hashim Kuislingun dhe Isa Kameleon Lopën.

Nëse ne shqiptarët kudo që jetojnë nuk e shtrëngojmë prapanicën dhe nuk i ngjeshim radhët si duhet për ta ndërtuar, konsoliduar dhe forcuar shtetin e para së gjithash unitetin, shumë shpejtë do të bindemi që po mashtrohemi sikur lypsarët pas mëshirës politike, sociale dhe ekonomike të Perëndimit i cili nuk njeh dashuri por vetëm interes dhe kur prej teje nuk ka më interes, të trajton si plakën me mafes.

Në fakt në po mashtrohemi pas qokeve të dashit.

Shkruan Lirim Gashi