Kanadaja mbështet SHBA-të: Krimet e regjimit sirian nuk mund të injorohen

E publikuar: 07/04/2017 15:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau ka mbështetur plotësisht sulmet ajrore të administratës Trump në Siri.

Përmes një deklarate Turdeau ka thënë që krimet e kryera nga regjimi i Sirisë nuk mund të injorohen, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

“Kanadaja e mbështet plotësisht veprimin e fokusuar dhe të limituar të SHBA-ve, që ka për qëllim dobësimin e mundësive të regjimit të Assad, për përdorimin e armeve kimike ndaj civilëve, këtu duke përfshirë edhe shumë fëmijë. Përdorimi i armëve kimike nga presidenti Assad dhe krimet e kryera nga regjimi sirian ndaj popullit të vet nuk mund të injorohen” ka thënë Justin Trudeau.