Kallashi vuan nga dashuria, dashuron dikë që s'mund ta ketë

E publikuar: 19/01/2018 16:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Por jeta e saj personale duket se nuk po shkon dhe aq mirë. Prej disa javësh në rrjetet e saj sociale ajo poston vazhdimisht statuse dhe video të cilat tregojnë se po vuan. 
“Duket e lumtur apo jo? Tregon shaka, qesh mirëpo brenda është duke vdekur, është e lënduar, e lodhur nga të qenit e mirë. 

E lodhur nga jeta”, thuhej ndër të tjera në videon e postuar nga Kallashi.
Dhe nëse po vrisnit mëndjen se çfarë po ndodh me balerinën e njohur, Kallashi sot ka zbuluar se po vuan një ndarje të dhimbshme. 

“A nuk është shkatërruese? Ti ta kesh ëndërr e dikush tjetër realitet. Të ka ndodh kjo? 
Të dashurosh dikë që Zoti e shkroi për dikë tjetër. Të dashurosh dikë që nuk mund ta kesh”, shkruan Kallashi.