Kabineti i Komshiq: Vendimi për mos njohjen e Kosovës nuk ishte unanim

E publikuar: 15/10/2020 17:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anëtarët e Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Zhelko Komshiq dhe Shefik Xhaferoviq, abstenuan gjatë votimit të dytë mbi njohjen e Kosovës, ka bërë të ditur kabineti i Komshiq për mediat boshnjake.

Më herët, agjencia e lajmeve serbe Srna raportoi se anëtarët kroatë dhe boshnjakë të Presidencës votuan kundër njohjes së Kosovës, sikurse anëtari serb i Presidencës, Milorad Dodik.

Sidoqoftë, kabineti i Komshqi tha për Klix, se Komshiq dhe Xhaferoviq abstenuan gjatë votimit.

Më 17 shtator, Presidenca e BeH u deklarua për herë të parë mbi njohjen e Kosovës dhe më pas Komshiq dhe Xhaferoviq votuan për njohjen e pavarësisë, ndërsa Dodik ishte kundër. Pastaj u ra dakord që të shkohet në raundin e dytë të votimit në seancën tjetër – sot.