Juventusi me dy mungesat për derbin me Torinon, mungojnë Cancelo dhe Cuadrado

E publikuar: 14/12/2018 16:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Joao Cancelo dhe Juan Cuadrado, janë lënë jashtë skuadrës së Juventusit për Derby della Mole kundër Torinos të shtunën.

Cancelo ishte jashtë edhe në humbjen 2-1 të Juventusit me Young Boys në Ligën e Kampionëve.

Në anën tjetër Cuadrado nuk është shëruar pasi pësoi një lëndim në gjunjë, gjë që bëri që ai të largohet në mes të ndeshjes.

Juan Cuadrado . (Photo by Pier Marco Tacca/Getty Images)

Jashtë mbeten edhe Andrea Barzagli dhe Sami Khedira.

Rodrigo Bentancur është i pezulluar pasi i ka mbushur numrin e katër kartonëve në ndeshjen me Interin.

Joao Cancelo . (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

Torin- Juventus është një nga derbit më të mëdhenj lokal në Itali. /Telegrafi/


Skuadra e Juves kundër Torinos: Szczesny, Perin, Pinsoglio; De Sciglio, Chiellini, Benatia, Alex Sandro, Bonucci, Rugani, Spinazzola; Pjanic, Matuidi, Emre Can; Ronaldo, Dybala, Douglas Costa, Mandzukic, Kean, Bernardeschi.