Juventusi dhe Roma në garë për Dennis Praet

E publikuar: 25/05/2018 10:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Juventusi dhe Roma janë dy skuadra rivale viteve të fundit për trofe në Itali.

Por dy gjigantët italian po e rivalizojnë njëra tjetrën edhe në tregun e transferimeve.

Mesfushori belg, Dennis Praet ka futur në garë Giallorosët dhe Bianconerët që po e duan atë.

Praet ka shkëlqyer këtë edicion me fanellën e Sampdorias në Serie A.

24-vjeçari ka qenë lojtari kyç i skuadrës bardh e kaltër ku ka shënuar një gol dhe ka bërë pesë asistime.

Dennis Praet. (Getty Images)

Roma dhe Juventus po mendojnë ta përforcojnë repartin e mesfushës dhe Praet shihet si futbollisti ideal.

Sipas mediave italiane të dyja skuadrat janë të gatshme të shpenzojnë deri në 25 milionë euro për reprezentuesin belg.

Por problemi qëndron tek kërkesat e larta të Sampdorias që nuk po e lë të lirë lojtarin pa 35 milionë euro.

Kontrata e Praet me skuadrën nga Marassi përfundon në verën e vitit 2021. /Telegrafi/