Juventus-Real, sfida e filozofive të kundërta

E publikuar: 12/05/2017 15:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Finalja e këtij viti në Ligën e kampioneve ka rezervuar sfidën mes Realit të Madridit dhe Juventusit, dy skuadra me filozofi loje krejtësisht të ndryshme.

Nga njëra anë është forca sulmuese e Realit të Madridit e udhëhequr nga Cristiano Ronaldo, ndërsa në anën tjetër është mbrojtja e hekurt e “Zonjës së Vjetër” me në krye kapitenin Buffon. Diferencat në stilin e lojës mes këtyre dy skuadrave shpjegohen edhe nga statistikat. Kështu, në sulm, Reali i Madridit ka një mesatare prej 2.67 golash të shënuar për ndeshje, ndërsa Juventus ka 1.75 gola të shënuar për ndeshje.

Por diferencat më të mëdha janë pikërisht në prapavijë. Në 12 ndeshje të këtij sezoni, Juventus ka pësuar vetëm 3 gola me një mesatare prej 0.25 golash për ndeshje të pësuar, ndërkohë që “Los Blancos” kanë një mesatare prej 1.42 gola të pësuar për ndeshje.

Ekuilibri në këtë përballje mes dy skuadrave qëndron tek golavarazhi. Bilanci i përgjithshëm i juventinëve është +18, 21 gola të shënuar e 3 të pësuar, ndërsa Reali i Madridit pavarësisht yjeve që ka në dispozicion e ka 15 diferencën e golave, 32 gola të shënuar e 17 të pësuar.