Juve bën zyrtare blerjen e Dybalas për 40 mln Euro

E publikuar: 04/06/2015 16:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Juventusi bën zyrtare goditjen e parë të sezonit të ardhshëm. Klubi bardhezi njoftoi blerjen e Pablo Dybalas nga Palermo për shumën e 32 mln Eurove dhe firmën për 5 sezone me lojtarin argjentinas.

Akordi ishte arritur me kohë dhe sulmuesi Dybala ka kaluar çdo test mjekësor me Juven por tani Zonja e Vjetër bëri zyrtare këtë operacion që mund të rritet në vlerë deri në 40 mln Euro.

8 mln euro të tjera Palermo mund t’i fitojë në formë bonusi në bazë të performancës së Dybalas te Juve ndërsa pagesa e 32 mln Eurove do të behet në 4 këste.