Joshua i ofron rimeç Hayet nëse triumfon kundër Bellewit

E publikuar: 05/05/2018 15:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anthony Joshua duket se nuk do t’ia ofroj aq lehtë një ballafaqim Doentay Wilderit.

Anthony Joshua ka hapur mundësinë e një ballafaqimi me David Haye, në qoftë se ky i fundit sonte shënon fitore në rimeçin me Tony Bellewin, i cili potencialisht mund të jetë kundërshtar i britanikut.

Mbajtësi i pothuajse të gjithë titujve, përveç njërit për pesha të rënda, është duke diskutuar një ofertë prej 50 milionë dollarësh të marrë nga kampioni i kategorisë WBC, Wilder, por do të ishte i gatshëm të ballafaqohej me Hayen nëse marrëveshje nuk arrihet.

“Haye mund të ballafaqohet me mua. Por, edhe Wilder nëse është serioz. Ata mund të ndeshen me mua, pa problem”, tha Joshua, ku në rast të ballafaqimit me Hayen, do ta mbushte stadiumin Wembley me kapacitet prej 90 mijë vendesh.

Joshua i ka nxitur te dy boksierët për një rezultat pozitiv duke iu kujtuar se “kam mbrojtur titullin disa herë për dy vjet dhe jam gati sërish ta bëjë”.

David Haye do të ndeshet sot në një rimeç me Tony Bellewin në Arena 02 të Londrës, me fillim në ora 23:00.

Kujtojmë se Haye kishte pësuar humbje kundër Bellewit pas ndërprerjes së takimit në raundin e 11 si pasojë e lëndimit të thembrës së Akilit. /Telegrafi/