Jonida Vokshi rrëfen sfidat e shtatzënisë

E publikuar: 06/05/2018 04:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pasi tregoi kaq shumë gjëra për veten e saj duke nisur nga xhelozitë, talentet e fshehura, pikat e saj më të forta dhe më të dobta, gjysmën më të mirë të saj (e cila është mikja e ngushtë, Elvana Gjata), e shumë të tjera… ah, po edhe aftësinë për të bërë një burpee (të cilën e demonstroi live në studio), Jonida foli edhe për filmin më të fundit.


“Open Door” (Derë e hapur) quhet filmi dramatik me regji të Florenc Papas, ku aktorja 32-vjeçare luan rolin e Elmës, një prej dy motrave, e cila ka ngelur shtatzënë dhe e pamartuar, situatë kjo e cila ka bërë të kthehet prej jashtë shtetit.
Siç thotë dhe Jonida, ky ishte një rol mjaft i vështirë pasi “me aq sa di ajo nuk mban mend të ketë pasur fëmijë”.

“Mu desh, me barkun silikon (artificial), të qëndroja me të për një muaj edhe para xhirimeve. Më duhej ta mbaja në gjumë, në tualet, të vishesha, në çdo proçedurë të jetës së përditshme dhe mu bë si pjesë e imja. Mësova të lidhja dhe këpucët… Dhe madje kur e hoqa (barkun) pas xhirimeve, ndieja sikur diçka më mungonte, dhe nga kjo më lindi dëshira…. (qesh)”.
Filmi pritet të transmetohet në Festivalin e Filmit në Kanë më datë 14 Maj.