Jeep prezanton modelin me 700 kuajfuqi

E publikuar: 10/04/2017 14:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Jepp Grand Cherokke Trackhawk është prezantuar në panairin e kësaj jave që po mbahet në New York.

Modeli i ri ka motorin 6.2-litra V8 që prodhojnë 707 kuajfuqi. Kjo është e mjaftueshme që shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë kjo veturë ta arrijë për vetëm 3.5 sekonda – ngjashëm si Jaguar F-Tybe SVR R.

Derisa është bërë vetura më e shpejtë në kategori, shpejtësia maksimale e Jeepit është 290 kmh, por titulli i veturës më të shpejtë SUV do të mbahet nga Bentley Bentayaga W12. Bentley ka shpejtësinë 300 kmh.

Grand Cherokee Trackhawk pritet të dalë në shitje në Amerikë në vjeshtën e këtij viti ndërsa për Europë ende është duke u diskutuar.