Jahjaga jep detaje për agjendën e shënimit të 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s

10.06.2019 14:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Jahjaga jep detaje për agjendën e shënimit të 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s

Ish-presidentja Atifete Jahjaga, ka mbajtur konferencë për media në emër të Këshillit Organizativ për Shënimin e 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.

Jahjaga ka konfirmuar se Ish- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton dhe Ish- Sekretarja e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Madeleine Albright do t’i bashkëngjitet popullit të Kosovës në shënimin e 20-vjetorit të lirisë.

Të dy do të mbajnë fjalim në Tubimin Qendror për shënimin e kësaj dite.“Shënimi i 20 vjetorit është iniciativë e 4 presidentëve të Kosovës, Hashim Thaçi, Fatmir Sejdiu, Behgjet Pacolli dhe e imja. Iniciativa është përkrahur nga Qeveria që me 26 mars ka krijuar këshillin organizativ të Shënimit të 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë”, tha Jahjaga.

“Për të shënuar përvjetorin kemi ftuar miqtë dhe aleatë tanë që ndajmë vlerat e paqes, lirisë dhe demokracisë tashmë është bërë e ditur se të pranishëm do të jetë Bill Clinton, Medline Albright dhe shumë personalitet tjera të rëndësishme dhe miq të mëdhenj të Kosovës”, tha ajo.

Jahjaga njoftoi për agjendën e të mërkurës, raporton EO.“

Në ora 11 në sheshin ‘Skënderbeu’ do të bëhet organizimi ku do të flasin edhe Clinton dhe Albright”.

“Ftojmë të jenë të pranishëm edhe qytetarët e Kosovës që të festojmë bashkë, nga ora 14:00 do jetë ecja për liri që fillon nga sheshi Skënderbeu deri të sheshi Albright ku do bëhet përurimi dhe më pas vizitohet shtatorja e Bill Clinton”.

“Në përmbyllje të aktivitetit në ora 17:00 do mbahet konferenca ndërkombëtare e sigurisë ’20 vite liri për paqe të qëndrueshme’”.

Ajo tha se edhe liderët e Shqipërisë kanë marrë të njëjtën ftesë që priten t’i bashkohem eventit.

“Lista e gjithë të fytyrave është bërë nga ana e Këshillit Organizativ dhe në bazë të konfirmimit që kemi pas deri më tani janë ftuar vendimmarrësit e vitit 99 dhe të tanishëm, për gjitha vendet e rajonit”.

“Eventi është për gjithë qytetarët kosovarë pa marrë parasysh përkatësinë etnike, është momenti i duhur të tregojmë falënderimin tonë për prezencën e NATO-s si forcë që ka sjellë paqen dhe ka garantuar paqen në pjesën jug-lindore”, shtoi Jahjaga

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Limaj, Vetëvendosjes: S’mundesh të m’i marrësh deputetët, këqyri punët e tua

Limaj, Vetëvendosjes: S’mundesh të m’i marrësh deputetët, këqyri punët e tua

Serwer: Kosova të ketë kujdes në arritjen e marrëveshjes me Serbinë

Serwer: Kosova të ketë kujdes në arritjen e marrëveshjes me Serbinë

Zekiri tregon se si Edi Rama e parashikoi fitoren e Albin Kurtit në Kosovë

Zekiri tregon se si Edi Rama e parashikoi fitoren e Albin Kurtit në Kosovë

Abbott: Kosovë-Angli, festë e madhe dhe rifreskim raportesh ndërmjet të dyja vendeve

Abbott: Kosovë-Angli, festë e madhe dhe rifreskim raportesh ndërmjet të dyja vendeve

Kosovarët, në tentime të dëshpëruara për të blerë bileta për Kosovë-Angli

Kosovarët, në tentime të dëshpëruara për të blerë bileta për Kosovë-Angli

Shkupi pret formimin e qeverisë së re në Madrid për të siguruar anëtarësim në NATO

Shkupi pret formimin e qeverisë së re në Madrid për të siguruar anëtarësim në NATO

Memli Krasniqi: PDK më e dëmtuara nga ky proces zgjedhor – shpejtë i doli boja Vetëvendosjes

Memli Krasniqi: PDK më e dëmtuara nga ky proces zgjedhor – shpejtë i doli boja Vetëvendosjes

Thaçi në Paris takon Ministrin e Jashtëm të Kroacisë, Gordan Grlic-Radman

Thaçi në Paris takon Ministrin e Jashtëm të Kroacisë, Gordan Grlic-Radman

Nisma akuzon ashpër Vetëvendosjen: Po duan t’i grabisin mandatet tona

Nisma akuzon ashpër Vetëvendosjen: Po duan t’i grabisin mandatet tona

Edi Rama: Albini Kurti le të shohë se kush e pengoi bashkimin doganor

Edi Rama: Albini Kurti le të shohë se kush e pengoi bashkimin doganor

Subjekti “Banka Credins Kosovë” merr miratimin paraprak të licencës

Subjekti “Banka Credins Kosovë” merr miratimin paraprak të licencës

Tri projekte filmike nga Kosova mbështeten nga SEE CINEMA NETWORK

Tri projekte filmike nga Kosova mbështeten nga SEE CINEMA NETWORK

Policia e Kosovës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për gjetjen e Remzije Mustafës

Policia e Kosovës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për gjetjen e Remzije Mustafës

Mbahet takimi i 174-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës

Mbahet takimi i 174-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës

Thaçi: Dialogu duhet të vazhdojë, bllokadat nuk do të jenë më të përkëdhelura nga bashkësia ndërkombëtare

Thaçi: Dialogu duhet të vazhdojë, bllokadat nuk do të jenë më të përkëdhelura nga bashkësia ndërkombëtare

LDK takohet me Sindikatën e RTK-së

LDK takohet me Sindikatën e RTK-së