Ja si ndryshon vagina gjatë ditëve të ciklit

E publikuar: 20/10/2017 19:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

 Gjatë atyre ditëve ky organ duket se është më i acaruar. Sipas Suzanne Fenske, asistent profesoreshë e obstetrikës, gjinekologjisë dhe shkencës riprodhuese ka disa faktorë të veçantë që mund të shkaktojnë këtë gjendje.

Është gjaku i vjetër ai që shkakton acarimin e zonën përreth vaginës. Gjatë periodave në tërësi organizmi është si i inflamuar ndaj mund të keni dhe ndjesinë e kruarjes “aty poshtë”. 

Kjo gjë mund të shkaktohet dhe nga një infeksion i mundshëm bakterial ose kërpudhor, por sipas gjinekologes kjo ndodh në raste më të rralla. Sipas ekspertëve është rreptësisht e ndaluar të shpëlani vaginën nga brenda me solucione e produkte kozmetike sepse kjo vetëm do t’i përkeqësonte gjerat duke luhatur pH dhe florën bakteriale të vaginës. 

Gjithashtu duhet të zgjdihni me kujdes pecetat higjjienike te jene me përmbajtje pambuku në mënyrë që lëkura mos t’ju acarohet më tepër! Burimi:Health