Ja sesi të shkarkoni dhe instaloni një kopje të pastër të Windows 7-ës

E publikuar: 17/07/2018 13:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Disa njerëz, për arsyet e tyre, ende përdorin Windows 7-ën. Nëse keni një kompjuter me Windows 7 dhe dëshironi tja filloni nga e para me një instalim të pastër, duhet të keni skedarët e nevojshëm për instalim.

Ja sesi mund të shkarkoni dhe instaloni Windows 7 OEM në mënyrë të ligjshme.

Çfarë është Windows 7 OEM?

Nëse Windows 7 ka ardhur e instaluar në kompjuterin që keni blerë, me shumë gjasa nuk keni pasur me vete një DVD instalimi të Windows 7.

Përkundrazi merrni një kod 25 shifror OEM. OEM do të thotë “Prodhuesi Origjinal i Pajisjes” (Original Equipment Manufacturer).

Duke përdorur çelësin mund të ri-instaloni një kopje të pastër të Windows 7-ës pas bloatware dhe spyware që disa prodhues vendosin.

Ja sesi të shkarkoni Windows 7 OEM

Zakonisht Microsoft ofron ISO-të e Windows 7 përmes Digital River. Por që nga Shkurti i 2015-ës nuk kanë qenë të disponueshme.

Përkundrazi kompania ofron ISO në uebsajtin e saj.

Përpara se të ndiqni udhëzimet duhet të keni çelësin e Windows 7. Gjithashtu ju nevojitet një USB me madhësi 4GB:

  1. Navigoni në faqen e shkarkimit të Microsoft
  2. Shfletoni në fund të faqes dhe vini çelësin e Windows 7
  3. Zgjidhni gjuhën
  4. Zgjidhni arkitekturën 32-bit ose 64-bit
  5. Shkarkoni skedarin.

Për të instaluar kopjen e pastër të Windows 7 duhet të bëni boot nga USB. /PCWorld Albanian