Ja “selamet” e sulmuesve me granatë në stacionin policor të Zubin Potokut

E publikuar: 14/04/2015 11:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbrëmë rreth orës 23:00 është sulmuar stacioni i Policisë së Kosovës në Zubin Potok, ndërsa sulmuesit kanë lënë edhe porosi të shkruara.

Zëvendësdrejtori i Policisë Rajonale në veri Besim Hoti tha për KALLXO.com se sulmi i mbrëmshëm dyshohet se është kryer me granatë dore.

Sipas Hotit, shpërthimi i kësaj granate ka shkaktuar dëme në veturat e parkuara në oborrin e stacionit të policisë, ndërsa nuk ka shkaktuar lëndime në njerëz.

Hoti bëri të ditur se sulmuesit kanë lënë edhe porosi të shkruara pas sulmit.

“Stop polici e Kosovës dhe EULEX-it, tradhtarë dhe EULEX go home”, janë disa nga porositë e shkruara që përmendi Hoti.