Ja se çfarë kujton Bleona me Donald Trump-in

E publikuar: 20/01/2017 11:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, sot pritet të inaugurohet.

Po në këtë ditë këngëtares Bleona Qereti i është kujtuar një detaj mjaft interesant që e lidh me Trumpin.

Bleona thotë se koncertin e parë privat që e ka mbajtur në Amerikë ishte pikërisht për miliarderin amerikan, transmeton gazeta Express.

“Koncerti im i parë privat në Amerikë ishte në të vërtetë për Donald Trumpin! Jeta ime ka qenë një udhëtim i mahnitshëm që prej asaj kohe, por argëtimi tek tani fillon”, ka shkruar Bleona në rrjetin e saj social, Instagram. /Gazeta Express/