Ja plani i Berlusconit për të bindur Ancelottin

E publikuar: 26/05/2015 11:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Carlo Ancelotti e tha shkurt dhe qartë. Synon të bëjë një vit pushim dhe më pas do të vendosë për të ardhmen por ky qëndrim nuk e demoralizon presidentin e Milanit, Silvio Berlusconi, i cili kërkon që Adriano Galliani të bëjë gjithçka për ta bindur ish trajnerin e Realit të Madridit. Mandzukic, Jackson Martinez dhe Kondogbia janë tre emrat në objektivin e Milanit për të bindur Ancelottin. Të tre këta lojtarë janë të lidhur me kompaninë Doyen që menaxhon kartonët e tyre dhe Milani ka marrëdhënie të shkëlqyera me kompaninë me qendër në Maltë. Në një intervistë dhënë për “Radio Capital”, numri 1 i klubit kuqezi theksoi se është optimist por nuk përjashtoi mundësinë e alternativave të tjera. “Kemi 4 emra të tjerë në listë, njëri prej tyre është i huaj dhe 3 të tjetër italianë”, qartësoi Berlusconi duke lënë të kuptohet se kontaktet me Unai Emery kanë nisur. Një qëndrim ky që konfirmon dëshirën e Berlusconit për të mos hequr dorë nga presidenca e Milanit dhe këtë e konfirmon vetë manjati italian kur shton: “Nuk kam menduar asnjëherë ta shes shoqërinë sepse qëllimi im është një parner që të më ndihmojë për të mbështetuir financiarisht klubin”. Ndërkohë, Adriano Galliani vazhdon të ushtrojë presion ndaj Ancelottit, alternativa më e mundshme brenda Italisë mbetet Vincenzo Montella, i cili do t’i japë lamtumirën Fiorentinës në fund të këtij sezoni.
/supersport.al/