Ivanov mandaton Gruevskin për qeverinë e re

09.01.2017 14:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Ivanov mandaton Gruevskin për qeverinë e re

Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, i ka dhënë mandatin për krijimin e qeverisë së re të Maqedonisë, kryetarit të VMRO DPMNE -së Nikolla Grueskit, partia e të cilit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare ka siguruar 51 mandate në Parlamentin e Maqedonisë.

Gruevski do të ketë 20 ditë për ta krijuar qeverinë e re, një pëprjekje që do të jetë shumë e vështirë për shkak të rezultatit shumë të ngushtë në zgjedhje, marrë parasysh se LSDM-ja e Zoran Zaev ka vetëm dy vende më pak në parlament se VMRO-DPMNE.

Mandatarit të ri i duhet t’i sigurojë mbështetjen e të paktën 61 deputetëve që nënkupton dhe pëfshirjen e partive shqiptare të cilat në parlament aktualisht janë të përfaqësuara me 20 deputetë.

Bashkimi Demokratik për Integrim ka marrë 10 ulëse, Lëvizja Besa 5, Aleanca për shqiptarët 3 dhe Partia Demokratike Shqiptare 2 deputetë.

Nëse Gruevksi arrin që të krijojë një qeveri si edhe në mandatin e kaluar me të njëjtin partner Bashkimin Demokratik për Integrim, të dyja partitë do të kishin 61 deputetë, që përbën një shumicë të vogël.

Qeveria, vlerësohet se do të ishte e paqëndrueshme dhe do të duhej që edhe një parti tjetër, në këtë rast shqiptare të bëhej pjesë e koalicionit.

Analistët thonë se edhe nëse do të krijohet qeveria e re, zgjedhjet e reja të parakohshme janë të pashamngshme.

Nikolla Gruevski, i cili sot ka marrë mandatin për formimin e qeverisë së re të Maqedonisë, në intervistën për të përditshmen Dnevnik ka theksuar se politikanë dhe diplomatë të huaj, përmes krijimit të platformës së përbashkët të partive shqiptare kanë për qëllim krijimin e një atmosfere që asnjëra nga partitë shqiptare të mos koalicionojë me partinë e tij.

Gruevski ka kujtuar se edhe gjatë 2008-ës anëtarësia e VMRO DPMNE-së nuk ka dashur të bëjë koalicion me Bashkimin Demokratik për Integrim, por ai e ka bërë, sepse kështu kishte vendosur shumica e elektoratit shqiptar duke e nxjerrë BDI-në si fituese të zgjedhjeve.

“Nëse tani BDI-ja shkon në koalicion me partinë e dytë, në vend të asaj të parës, me atë që ka humbur në vend e jo me atë që ka fituar, kjo do të paraqesë vendosje të një praktike dhe tradite të re në Maqedoni, të cilës ne gjithsesi do t’i përshtatemi, jo vetëm tani, por edhe në të ardhmen” ka theksuar Gruevski duke nënvizuar se nëse tani tradhëtohet nga BDI ai dhe partia e tij VMRO DPMNE shumë shpejt do të kthehen në pushtet edhe atë siç është shprehur “pëmes dyerve të mëdha për dy mandate radhazi”.

Partia maqedonase Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, e cila drejtohet nga Zoran Zaevi dhe në zgjedhjet e fundit ka arritur të sigurojë një numër të konsiderueshëm të votave nga elektorati shqiptar në bazë të premtimeve për avancimin e të drejtave të shqiptarëve nuk ka komentuar platformën e firmosur nga partitë politike shqiptare.

Pas kësaj edhe kundrejt insitimit, sot nuk është proncuar partia më e madhe shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim e Ali Ahmetit.

Përderisa, dy partitë e tjera nëshkruese të plaformës së përbashkët të partive shqiptare janë shprehur se nuk do të mbështesin qeverinë e Nikolla Gruevskit.

Lëvizja për Reforma e Partisë Demokratike Shqiptare, vlerëson se tani shqiptarët kanë dalë me një platformë të qartë rreth kërkesave të shqiptarëve dhe i mbetet mandatarit të vlerësojë se a do t’i pranojë ose jo, megjithëse nga kjo parti shprehen se nuk parapëlqejnë të jenë pjesë e një qeverie e cila kryesohet nga Nikolla Gruevski.

“Ne shqiptarët tani i kemi unifikuar qëndimet tona sa i përket qëndrimeve për bashkëpunim me palën maqedonase edhe pse ne si Alencë për Shqiptarët absolutisht nuk duam të bashkëpunojmë me Nikolla Gruevskin i cili tërë kohën ka bërë një fushatë shoviniste gjatë tërë periudhës parazgjedhore”.

“Kërkesat tona janë të qarta, kush dëshiron le t’i pranojë dhe le të na ftojë për të biseduar dhe kujt nuk i pëlejnë këto kërkesa le t’ja jap mandatin tjetër kujt. Edhe një herë e theksoj, në paim nuk jemi të gatshëm pë të bashkëpunuar me një person si Nikolla Gruevski i cili ka qëndrime shoviniste ndaj shqiptarëve”, ka theksuar për Radion Evropa e Lirë, Arben Taravari.

Por, nga Lëvizja Besa, për Radion Evropa e Lirë edhe një herë kanë theksuar se nuk do të mbështesin qeverinë e propozuar nga Nikolla Gruevski.

“Dhënia e mandatit kryetarit aktual të VMRO DPMNE-së Nikolla Gruevskit për formimin e qeverisë së re, flet qartë se çfarë kursi është duke ndjekur për momentin Maqedonia”.

Ne e kemi theksuar disa herë se ne si Rilindje me Besë nuk do t’i përgjigjemi asnjë ftese të Gruevskit për cfarëdo lloj kombinimi për formimin e qeverisë së ardhshme” thotë Zeqria Ibrahimi.

Partia maqedonase Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, e cila drejtohet nga Zoran Zaevi dhe në zgjedhjet e fundit ka arritur të sigurojë një numër të konsiderueshëm të votave nga elektorati shqiptar, në bazë të premtimeve për avancimin e të drejtave të shqiptarëve nuk ka komentuar platformën e firmosur nga partitë politike shqiptare.​ (REL)

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
Konkurs për gazetar/e dhe  praktikant
artikull i sponzorizuar


Sejdiu: Nuk do ta votoj kurrë PAN-in

Sejdiu: Nuk do ta votoj kurrë PAN-in

Serbia tërheq pa asnjë paralajmërim gjithë stafin e Ambasadës në Shkup

Serbia tërheq pa asnjë paralajmërim gjithë stafin e Ambasadës në Shkup

Mashtrojnë qytetarët me bileta avioni false, kujdes nga ky çift bashkëshortësh në Tiranë

Mashtrojnë qytetarët me bileta avioni false, kujdes nga ky çift bashkëshortësh në Tiranë

Stavileci godet Shpend Ahmetin: Prishtina ka nevojë për punë, e jo për ‘kukuvajka’ të Facebook’ut

Stavileci godet Shpend Ahmetin: Prishtina ka nevojë për punë, e jo për ‘kukuvajka’ të Facebook’ut

Haziri: Veselin do ta largojmë nga zyrat e Kuvendit

Haziri: Veselin do ta largojmë nga zyrat e Kuvendit

Labinot Tahiri mohon se do të jetë kandidat i përbashkët i AKR’së dhe PAN’it në Ferizaj

Labinot Tahiri mohon se do të jetë kandidat i përbashkët i AKR’së dhe PAN’it në Ferizaj

Ekskluzive: “Është punë e kryer, AKR do ta mbështes PAN-in”

Ekskluzive: “Është punë e kryer, AKR do ta mbështes PAN-in”

Jovanoviq: Marrëveshjen me Kosovën ua kemi borxh fëmijëve tanë

Jovanoviq: Marrëveshjen me Kosovën ua kemi borxh fëmijëve tanë

Pacolli drejt koalicionit me Haradinajn e Veselin

Pacolli drejt koalicionit me Haradinajn e Veselin

Demaj paralajmëron njohje të reja

Demaj paralajmëron njohje të reja

Kompromis politik për tejkalimin e krizës

Kompromis politik për tejkalimin e krizës

Në 7 muaj, 1.098 aksidente. Por, më pak viktima (Video)

Në 7 muaj, 1.098 aksidente. Por, më pak viktima (Video)

Betejë për rimarrjen e Tal Afarit nga IS-i

Betejë për rimarrjen e Tal Afarit nga IS-i

“Serbia as tash nuk do ta nënshkruante ultimatumin e Rambouillet”

“Serbia as tash nuk do ta nënshkruante ultimatumin e Rambouillet”

Shkarkimi i Prokurorit Publik, mundësi për reformim të Gjyqësorit (Foto)

Shkarkimi i Prokurorit Publik, mundësi për reformim të Gjyqësorit (Foto)

Serbia kundër “konfliktit të ngrirë” dhe kundër pavarësisë së Kosovës

Serbia kundër “konfliktit të ngrirë” dhe kundër pavarësisë së Kosovës