Italianët në përgatitje të super-veturës së re GT

E publikuar: 15/08/2017 10:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kompania italiane e veturave, ATS (Automobili Turismo e Sport), është duke u përgatitur për promovimin e super-veturës së saj të re – GT.

ATS GT do të promovohet në ngjarjen “Salon Prive”, e cila do të mbahet nga 31 gushti deri më 2 shtator në Britani të Madhe.

Sipas informacioneve të tanishme, GT do të vijë me motor V8 Twin-Turbo, në kombinim me marshin manual me shtatë shpejtësi dhe koplung të dyfishtë, si dhe me karrocerinë e bërë nga fibra të karbonit, transmeton Koha.net. Fuqia e motorit dhe detajet tjera në lidhje me këtë model të ri, ende nuk janë zbuluar.

Për dizajnin ATS GT-së së re është përkujdesur dizajneri i njohur Emanuele Bomboi, qëllimi i të cilit ishte që dizajni i kësaj super-veture të re të jetë i frymëzuar nga modeli origjinal i vitit 1963, 2500 GT. Kjo, po ashtu, tregon se GT i ri motorin do ta ketë të vendosur në mes si dhe do të jetë në dispozicion me sistemin e tërheqjes vetëm me rrotat e pasme.

Gjithashtu, ATS GT i ri do të prodhohet në një seri të kufizuar prej vetëm 12 njësive, ndërsa sa i përket çmimit, ende nuk është zbuluar se sa do të kushtojë modeli i ri italian.

Image