Italia nuk arrin më shumë se një barazim ndaj Portugalisë në San Siro

E publikuar: 18/11/2018 07:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përfaqësuesja e Italisë barazoi me atë të Portugalisë pa gola në Ligën e Kombeve.

Italianët ishin më të mirë në San Siro, por në fund nuk arritën fitore.

Azzurrët rrezikuan me anë të  Lorenzo Insignes (5′), Ciro Immobile (5′) dhe Cristiano Biraghi (25′), por Rui Patricio nuk lejoi që vendasit të shënojnë.

Immobile (35′) kishte një tjetër rast të mirë për gol, ashtu si Leonardo Bonucci një minutë më vonë, por edhe një herë Rui Patricio u tregua vendimtar.

Pjesa e dytë filloi me rastin e Federico Chiesas, kurse portugezët rrezikuan me anë të Joao Marios (73′) dhe William Carvalho (76′).

Pas kësaj fitore Portugalia siguron vendin e parë në Grupin 3 të Ligës A me shtatë pikë. Kurse Italia e mbyll grupin, ku nga katër ndeshje mblodhi vetëm pesë pikë.

Ndeshja e ardhshme e Portugalisë është ndaj Polonisë, por rezultati nuk ka rëndësi, pra luhet vetëm për statistika pasi portugezët vazhdojnë tutje në Ligën e Komeve. /Telegrafi/