Isufi: Loja me kufijtë çon në luftë

E publikuar: 08/05/2019 22:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, ka thënë se vlera e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka rënë.

Ai ka thënë se ideja e ndryshimit të kufijve, që e mbështet presidenti i vendit, Hashim Thaçi, çon në luftë.

“Loja që po luhet nuk çon askund tjetër pos në luftë. Tentimi për t’i ndryshuar kufijtë do ta destabilizojë rajonin”, ka deklaruar Isufi në RTK.

“Ajo çka është me rëndësi sot, që Mogherinit, i ka rënë vlera, sepse ka dashur t’i përgjigjet një agjende, që në vend të përmirësimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, prodhon një ngjarje që mund ta trazojë Ballkanin”, ka thënë Isufi.