Ismaili: Duke e bërë hisedar të Ujmanit, Hoti ia hapi derën Serbisë për ndarjen e resurseve të Kosovës

17.09.2020 18:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Ismaili: Duke e bërë hisedar të Ujmanit, Hoti ia hapi derën Serbisë për ndarjen e resurseve të Kosovës

Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili ka adresuar një varg kritikash ndaj kryeministrit Avdullah Hoti për dialogun me Serbinë.

Ai në seancën e sotme plenare, ku po raporton kreu i ekzekutivit, tha se i njëjti ka përkeqësuar pozicionin e Kosovës në dialog duke hapur tema të rrezikshme dhe duke mos sjell njohjen nga Uashingtoni, siç kishte trumbetuar vazhdimisht.

“Premtuat njohje. I bindur, në kufi të arrogancës. Por, i mbërthyer nga iluzionet e pushtetit, jo që nuk e arritët njohjen, por përkundrazi po e largoni Kosovën nga mundësia e njohjes…Kjo shihet më së miri me temat që jeni duke i trajtuar. Të kaluara e të mbyllura, që nga koha e Edita Tahirit, ju po kaloni nëpër të njëjtat tema, e po i shqyrtoni si të reja. Çdo rrotullim i juaji në rreth, po duartrokitet nga Serbia, sepse edhe ata po çuditen me çfarë lehtësie po jua lejon hapjen e temave të vjetra e të mbyllura. Kjo sjellje e juaja – në temat që janë konsideruar të mbyllura për Kosovën, është e rrezikshme”, ka thënë Ismaili.

Ish-ministri i Shëndetësisë akuzoi kreun e ekzekutivit edhe për negocimin për resurset e vendit.

“Qeveria Hoti, me ekipin masiv, e ka përkeqësuar dialogun, duke ia shtuar Kosovës edhe një problem tjetër – atë të kontestimit të pronësisë së pasurive natyrore të Kosovës… Është hera e parë në historinë e Republikës tonë që përfaqësuesit tanë shtetërorë negociojnë për resurset tona dhe që pasuritë tona të pazëvendësueshme i bëjnë objekte të pazareve me Serbinë. Shteti ynë deri tash ka zotëruar dhe menaxhuar i vetëm Ujmanin. Avdullah Hoti, me delegacionin e tij të madh, ka arritur që ta bëjë Serbinë bashkëpronare në arterien kryesore të ujit të Kosovës. Duke e bërë Serbinë hisedar të Ujmanit, Hoti ka hapur derën e kahmotshme të kërkesës së Serbisë – ndarjen e resurseve të Kosovës”, ka thënë Ismaili./E.Zeqiri

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Ismaili: Duke e bërë hisedar të Ujmanit, Hoti ia hapi derën Serbisë për ndarjen e resurseve të Kosovës

Ismaili: Duke e bërë hisedar të Ujmanit, Hoti ia hapi derën Serbisë për ndarjen e resurseve të Kosovës

Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve vizitoi njësitë prodhuese të korporatës

Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve vizitoi njësitë prodhuese të korporatës

Hoxhaj: Nëse ju mendoni që kjo qeveri ka negociuar në Uashington, e keni gabim

Hoxhaj: Nëse ju mendoni që kjo qeveri ka negociuar në Uashington, e keni gabim

VV thotë se Kosova nuk fitoi asgjë në Uashington

VV thotë se Kosova nuk fitoi asgjë në Uashington

LDK tani pajtohet me minishengenin, Gashi thotë se Kosova duhet të hyjë aty si shtet

LDK tani pajtohet me minishengenin, Gashi thotë se Kosova duhet të hyjë aty si shtet

Hoti, deputetëve: Nuk ka dhe nuk do të ketë dialog teknik me Serbinë

Hoti, deputetëve: Nuk ka dhe nuk do të ketë dialog teknik me Serbinë

Kurti: Ujmani është toka jonë, nuk i ka takuar kurrë Serbisë

Kurti: Ujmani është toka jonë, nuk i ka takuar kurrë Serbisë

80-vjeçari nga Prishtina ende i zhdukur, familja kërkon ndihmë për gjetjen e tij

80-vjeçari nga Prishtina ende i zhdukur, familja kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Deputetët nuk e votuan Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, reagon Selmanaj

Deputetët nuk e votuan Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, reagon Selmanaj

Tre të vdekur dhe 43 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Tre të vdekur dhe 43 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Presidenca boshnjake diskutoi për njohjen e Kosovës, Dodik ishte kundër saj

Presidenca boshnjake diskutoi për njohjen e Kosovës, Dodik ishte kundër saj

Kastrati thotë se janë marrë të gjitha masat për sigurinë e fëmijëve dhe mbarëvajtjen e procesit mësimor

Kastrati thotë se janë marrë të gjitha masat për sigurinë e fëmijëve dhe mbarëvajtjen e procesit mësimor

​Prodhuesit kërkojnë garantim të veçantë kreditor për sektorin e tyre

​Prodhuesit kërkojnë garantim të veçantë kreditor për sektorin e tyre

​Gucati: Zyrtarët e Speciales e kanë pranuar se dosjet janë të gjykatës

​Gucati: Zyrtarët e Speciales e kanë pranuar se dosjet janë të gjykatës

Seanca e radhës për vrasjen e 11-vjeçarit në Fushë-Kosovë me 5 tetor, kërkohet dënim maksimal

Seanca e radhës për vrasjen e 11-vjeçarit në Fushë-Kosovë me 5 tetor, kërkohet dënim maksimal

KMDLNj kërkon që Shërbimi Korrektues i Kosovës të përfshihet në Pakon Emergjente

KMDLNj kërkon që Shërbimi Korrektues i Kosovës të përfshihet në Pakon Emergjente