ISIS-i merr përgjegjësinë për sulmin kamikaz në Mançester

E publikuar: 23/05/2017 14:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

ISIS-i ka marrë përgjegjësinë për sulmin kamikaz ne Manchester, duke përshëndetur bombarduesin si një “ushtar i kalifatit”.

Grupi terrorist lëshoi një deklaratë në arabisht nëpërmjet trupit të tij mediatik , duke u mburrur me tragjedinë dhe duke pohuar se më shumë se 100 vetë u vranë dhe plagosën.

Mbështetësit e ISIS-it e përshëndetën bombardimin si një fitore kundër “kryqtarëve” të Perëndimit.

Ata thanë se sulmi ishte hakmarrje për përfshirjen e Britanisë së Madhe në bombardimet kundër grupit terrorist në Irak dhe Siri.

“Duket se bombat e forcave ajrore britanike mbi fëmijët e Mosulit dhe Raqqas sapo kanë rënë mbi Mançester,” shkruante një mbështetës.