Isha luftëtar i UÇK-së: Përse me hynë në hak? (Foto+Dokument)

13.03.2015 20:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Isha luftëtar i UÇK-së: Përse me hynë në hak? (Foto+Dokument)

Nuk e kam ndier vetën mirë kur mësova se në listën e të refuzuarve për statusin e veteranit të luftës së UÇK-së gjendet edhe emri im, i 66-ti me radhë, shprehet Nazmi Kelmendi nga Prizreni, i cili sot rron në Freiburg të Gjermanisë. Ankohet përse i hynë në hak.

Rrëfimi i tij për “Zërin” është prekës, është një akuzë që i drejtohet atyre që e kanë fatin “në dorë” të luftëtarëve.Ai flet për historinë e luftës, duke shtuar se nuk kërkon mëshirë nga askush për t’i njohur një të drejte që i takon. Se ishte luftëtar i ka provat e faktet, dëshmitë. Dëshmi janë njerëzit, bashkëluftëtarët e tij.

Në kohën kur Kosova digjej flakë, ai la jetën luksoze në Gjermani, iu bashkëngjit UÇK-së. Tregon se me vullnetarët e tjerë janë nisur prej Shtutgardit drejt Shqipërisë. Në Burrel i kanë bërë stërvitjet ushtarake, pastaj kanë vajtur në Kosovë. I kujtohen betejat në Koshare e Pashtrik, lufta e ashpër që e bën bashkëluftëtarët e tij. Në luftë erdhi për t’i dalë zot Kosovës.

Nuk është marrë me politikë, nuk i ka interesuar se filani e fisteku janë të “Lëvizjes”, apo të FARK-ut. Bashkëluftëtarët e tij i kanë dhënë nofkën, e kanë quajtur Komandanti “i Trentë”.

Komandant i tij, i Brigadës 128, ishte Ruzhdi Saramati, ndërkaq ai i Brigadës 138 “Agim Ramadani”, Rrustem Berisha. Ky i fundit e di për transferimin që i është bërë në Pashtrik. Me të ka pasur një dialog të “nxehtë” rreth kryerjes së një operacioni luftarak. Këtë që po them nuk është përrallë, por realitet, shton bashkëbiseduesi. Zotërinjtë Saramati e Berisha sot janë gjallë, pyetni ata kush ka qenë Komandanti “i Trentë”? – thotë Nazmi Kelmendi. Provuam të marrim opinionin nga Rrustem Berisha, por ky nuk e hapi telefonin.

Nazmiu paraqet biografinë e tij. Bën një vërejtje të vockël. Në dokumente atëbotë mbiemrit të tij i mungonte shkronja “d”, ishte i shënuar si Kelmeni. Thotë se ka lindur në Kaçanik më 1961. Në atë kohë babai i tij, Shabani, ka punuar si punëtor krahu në hekurudhë, pastaj në Gjilan – në dy fabrika, në atë të Duhanit dhe të Tekstilit.

Është babë i dy fëmijëve, Dianës dhe Sandrës. Vendbanimin e fundit e kishte në Prizren, lagjen “Tusus”. Nga pasojat e luftës sot është i sëmurë, është pacient i spitaleve në Gjermani. Ndonëse ka statusin e socialit, nuk ka synim të përfitojë nga lufta, por të ketë dëshminë se është veteran i luftës së UÇK-së. Kaq i mjafton, jo më shumë. Shpreh habinë: “Mua më lanë me gishta në gojë… Ka shumë prej atyre që s’e kanë parë luftën me sy, e gëzojnë statusin e luftëtarit. Unë që kam luftue, nuk e gëzoj këtë status. Turp! Kjo është gjynah prej Zotit. Përse ndodhin këto padrejtësi?, reagon Nazmi Kelmendi.

Faksimilja e listës së Zonës Operative të Pashtrikut për të refuzuarit, ku gjendet edhe emri i Nazmiut, i 66-ti me radhë.

Image
Image
Image

 

 

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Mustafa thotë se koalicioni me VV i mundshëm, pret certifikimin e rezultateve

Mustafa thotë se koalicioni me VV i mundshëm, pret certifikimin e rezultateve

Mungesë e fuqisë punëtore në disa profesione në Maqedoninë e Veriut

Mungesë e fuqisë punëtore në disa profesione në Maqedoninë e Veriut

A do t’i ndalojë Kurti 2 milionë euro që shkojnë kot për qira të Qeverisë

A do t’i ndalojë Kurti 2 milionë euro që shkojnë kot për qira të Qeverisë

Në Komoran, babai e bëri djalin për spital

Në Komoran, babai e bëri djalin për spital

Mjekët i marrin seriozisht fjalët e Kurtit se do t’i lë veç me nga një vend pune

Mjekët i marrin seriozisht fjalët e Kurtit se do t’i lë veç me nga një vend pune

Sejdiu thotë se fajtorët pse LDK-ja s’doli e para duhet të japin përgjegjësi

Sejdiu thotë se fajtorët pse LDK-ja s’doli e para duhet të japin përgjegjësi

Vjen reagimi i Vetëvendosjes pas deklaratave të Lutfi Hazirit

Vjen reagimi i Vetëvendosjes pas deklaratave të Lutfi Hazirit

BBC: Shpërfillja evropiane ushqen pakënaqësinë në Ballkan

BBC: Shpërfillja evropiane ushqen pakënaqësinë në Ballkan

600 banesa për punëtorët e sektorit publik (VIDEO)

600 banesa për punëtorët e sektorit publik (VIDEO)

Lutfi Haziri i çon selam VV-së: Emri i Kryeministrit kalon nga LDK

Lutfi Haziri i çon selam VV-së: Emri i Kryeministrit kalon nga LDK

Palmer takohet me Sllobodan Petroviq

Palmer takohet me Sllobodan Petroviq

Vuçiq: Ata ta heqin taksën e ne ta pranojmë Kosovën, kjo është hajgare

Vuçiq: Ata ta heqin taksën e ne ta pranojmë Kosovën, kjo është hajgare

Sekretariati i KQZ-së: Obligohemi që të veprojmë sipas ligjit, jo sipas tekeve të partive

Sekretariati i KQZ-së: Obligohemi që të veprojmë sipas ligjit, jo sipas tekeve të partive

Ideja e bashkimit të Doganës dhe Administratës Tatimore – drejt dështimit

Ideja e bashkimit të Doganës dhe Administratës Tatimore – drejt dështimit

Djali i Haki Imerit: Babanë e vranë skuadra e SHIK’ut, përgjegjës Thaçi e Veseli

Djali i Haki Imerit: Babanë e vranë skuadra e SHIK’ut, përgjegjës Thaçi e Veseli

Zvarritja e integrimit evropian vonon zbatimin e Marrëveshjes Prespës

Zvarritja e integrimit evropian vonon zbatimin e Marrëveshjes Prespës