Ish-Kryeministri i Shqipërisë shkon në konak të Presidentit, i takon prindërit e Thaçit

E publikuar: 18/07/2020 16:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci së bashku me ish-kryeministrin e Shqipërisë, Pandeli Majko kanë viziuar prindërit e Presidentit Thaçi në Brojë të Skenderajt.

Lladrovci përmes facebook’ut ka shkruar se ishte premtim i Pandeli Majkos për këtë vizitë, pas një takimi që ka pasur në Tiranë.

“Sot, së bashku me mikun tonë, z. Pandeli Majko dhe deputetin Fatmir Xhelili, kemi vizituar prindërit e Presidentit Thaçi në Brojë, vizitë që ishte premtim i tij i para disa ditëve që zhvilluam në Tiranë me Kryetarin e Skenderajt, Bekim Jasharin”, ka shkruar Lladrovci.

Lladrovci ka thënë se babai i Thaçit i mirëpriti në këtë takim me të cilin ish-kryeministri Majko biseduan për kohën e luftës së fundit.

“Baca Haxhi ishte mikpritësi ynë, me të cilin Z. Majko diskutoi dhe evokoi kohën e luftës çlirimtare, në kohën kur ai ishte kryeministër i Shqipërisë, kur popullit të Kosovës i kanosej asgjësimi, kohë kur burrat e gratë, vajzat e djemtë më të devotshëm të kombit, nën udhëheqjen e UÇK-së, në bashkëpunim me NATO-n i dolën zot atdheut”, ka shkruar Lladrovci./FO/