Ish-gjyqtari, Pieri: Goli i Alex Sandros? Ishte ndërhyrje në Ansaldin

E publikuar: 19/02/2018 10:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edhe pse VAR-i është prezent në Serie A, polemikat për referim jo të mirë nuk kanë të ndalur në kampionatin elitar italian.

Juventusi e fitoi derbin lokal ndaj Torinos me rezultat 1-0, por ndeshja vazhdon të komentohet.

Cristian Ansaldi gjatë një dueli me Mattia De Sciglion (Getty Images)

Goli i vetëm në takim u shënua nga Alex Sandro, por që në fillimin e aksionit kishte një ndërhyrje në Cristian Ansaldi nga Federico Bernardeschi.

Gjyqtari Daniele Orsato vendosi që loja të vazhdojë, por kjo shikohet si gabim nga ish-gjyqtari, Tiziano Pieri‏, i cili thoshte se goli duhej anuluar.

“Në aksionin që sjell deri te goli i Alex Sandros në fillim kishte një ndërhyrje të palejuar në Ansaldin nga Bernardeschi”.

“Kontrolli në heshtje i VAR-it sigurisht nuk ishte i mjaftueshëm”.

“Orsato për mua është kampion, por sot nuk më ka bindur”, ka thënë Pieri për Rai Italia. /Telegrafi/