Ish-banorja e BB9 rikthehet me skena erotike në klipin e këtij këngëtari!

E publikuar: 15/05/2018 22:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Modelja e “Big Brother 9”, Dona Pjetri, tërhoqi vëmendjen e publikut pas daljes nga shtëpia jo vetëm për fotot sensuale, por edhe për historinë e dashurisë me Musën. Ata u bënë çift në lojë, por u ndanë në jetën reale, një histori dashurie që u komentua shumë në mediat rozë, për mënyrën si mori fund kjo lidhje e saj me organizatorin e festave në Romë. E pyetur nga “Panorama Plus”, se cili është statusi i saj shpirtëror pas ndarjes së bujshme, ajo përgjigjet se nuk është e dashuruar, pasi, sipas saj, është e vështirë të gjesh dashurinë e vërtetë në jetë.

Ndërsa, sa u takon planeve të saj për karrierë në televizion e biznes, Dona tregon se po punon për xhirimet e një klipi të ri muzikor të mikut të saj këngëtar Stefan Marena.

“Jam duke xhiruar disa skena hot me këngëtarin në klipin që pritet të publikohet së shpejti”, tha ajo për “Panorama Plus”. Ky projekt vjen pasi mori pjesë si aktore në serialin televiziv “Çka ka shpija”, ndër më të ndjekurit në Kosovë.

Në një intervistë të fundit, ajo tregoi se po menaxhohet nga producenti Dashnor Asllani që kur ka dalë nga “Big Brother” dhe po punon shumë drejt synimeve të saj si në modeling, ashtu edhe në aktrim.

Duke folur më shumë për veten, ajo shprehet: “Tani jam single. Sigurisht më shkruajnë më shumë se më përpara, por nuk jam gati të filloj një lidhje, pasi dua të fokusohem në karrierë. Dua të arrij të futem në botën e televizionit dhe të biznesit. Janë dy punët që di të bëj më mirë dhe kanë një ndërthurje perfekte mes tyre për të qenë e suksesshme”, përfundon ajo.