Isa Mustafa përkujton Ibrahim Rugovën!

E publikuar: 20/02/2016 10:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në një postim në profilin e tij në Facebook të shtunën në mëngjes ka përkujtuar Ibrahim Rugovën dhe një takim me të në SHBA. Në këtë shkrim Mustafa duket që pos që përkujton miqësinë me Rugovën dhe rolin e SHBA-ve në çlirimin e Kosovës don të përcjellë edhe një mesazh tek opozita e Kosovës e cila dje u kritikua ashpër nga Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë. Edhepse nuk e përmend kritikën e ashpër të Delawie ndaj VV!-së, AAK-së e Nismës është lehtë i kuptueshëm ky asociacion. Në vijim postimi i Mustafës bashkë me foton që ka përcjellur në të:

Ja postimi i plotë i Isa Mustafës:

Në vitin 1998 isha në Washington me Kryeministrin e atëhershëm të Qeverisë në ekzil, z. Bujar Bukoshi. E takova Presidentin Rugova, i cili ishte atje për takime të nivelit më lartë dhe në bisedë e sipër më tha: “Amerikanët janë miqtë tanë, shpresat i kemi te ta. Lirinë tonë dhe shtetin tonë mund ta bëjmë vetëm me përkrahjen e tyre”. Doli ashtu si e tha Rugova, SHBA-të na ndihmuan të lirohemi nga pushtimi, dhuna e represioni serb, të ndërtojmë shtetin e pavarur, ta njeh pavarësinë tonë numri më i madh i vendeve anekënd globit. Rugova kishte besim të pakufi në SHBA, ky ishte besimi i qytetarëve të Kosovës që ai i përfaqësonte, dhe sot ky besim është i palëkundur. IM

(Një foto me Presidentin Rugova dhe Akademik Mark Krasniqi)

12715282_964141606985410_7717771480008501012_n