Ironizon Dreshaj: Ju pata thënë se jam taksiratli e fitoj

E publikuar: 17/12/2017 23:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gani Dreshaj i AAK-së, ka vendosur që përmes një postimi në Facebook t’i thotë disa fjalë për istogasit.

“Ju pata thënë se jam taksiratli e fitoj, apo jo?”, ka ironizuar Dreshaj pas rezultateve preliminare që u shpallen nga KQZ-ja.

Ai ka falënderuar qytetarët e Istogut për besimin që ia kanë dhënë dhe ka thënë se i premton që do të jetë kryetar i të gjithëve pa asnjë dallim.

“Ju pata thënë se sa herë të do Haki Rugova e mposhti në zgjedhje, apo jo? Këto i përkasin tani të kaluarës. Istogas të dashur, ju falënderojë përzemërsisht për besimin tuaj.

Ju premtoj se do të jem kryetar i të gjithëve, pa asnjë dallim.

Ju garantoj se Istogun e presin ditë të mira nën udhëheqjen tonë. Na qoftë puna e mbarë! Gani Dreshaj”, ka shkruar ai.