Irfan Salihu: Ne kemi qenë autokton, osmanlinjtë na çliruan (Video)

E publikuar: 04/04/2015 16:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Imami i Xhamisë “Suzi Qelebiu” në Prizren, Irfan Salihu, i cili u suspendua nga detyra e tij nga Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, në një ligjëratë ka deklaruar se megjithatë shqiptarët kanë qenë autokton në Kosovë.

Hoxha Irfan Salihu thotë se  shqiptarët e Kosovës janë pushtuar 250 vjet nga sllavët, janë persekutuar e dhunuar nga Nemanjiqët (Car Dushan Nemanja) në Jug, dhe Brankoviqët në Veri me qendër në Novobërdë.

Ai më tutje vazhdon dhe thotë se kur ka hyrë Perandoria Osmane në trevat shqiptare, janë pritur si çlirues, njëjtë sikurse e pritën Kosovarët më 1999 NATO-n.

Për më shumë, mund ta shikoni videon me një pjesë të ligjeratës së mulla Irfanit.