iPhone, telefoni më i kërkuar në Amerikë

E publikuar: 12/04/2015 23:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rezultatet e publikuara së fundmi nga “comScore” tregojnë se iPhone mbetet telefoni më i kërkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në tre muajt e fundit.
Kompania ka pasur hise në 41.7 për qind të tregut gjatë këtyre tre muajve, shifër kjo më e ulët sesa tre muajt e fundit të vitit 2014.

Samsungu humbi 1.1 për qind në treg që do të thotë se ka pasur vetëm 28.6 për qind edhe pse ka prezantuar telefonat më të ri Galaxy S6 dhe S6 Edge, transmeton Koha.net.

Rritje në treg ka pasur vetëm LG me 8.3 për qind, për dallim nga tremujori i 2014-ës që kishte 7.6 për qind.