iPhone i ardhshëm do të jetë i pathyeshëm?! (Foto)

E publikuar: 23/10/2015 02:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mund të jeni ndodhur në një situatë kur ju ka rënë telefoni, dhe keni mbetur pa frymë ndërsa shikonit pajisjen duke u përplasur në tokë. E kapni telefonin dhe merrni frymë thellë pasi ekrani nuk është thyer, ose filloni t’i bërtisni njeriut që keni afër pasi telefoni juaj është bërë copë copë.

Shpresojmë që një ditë kompanitë të arrijnë të krijojnë telefona inteligjentë me xham të pathyeshëm. Apple po planifikon të vërë në zbatim një gjë të tillë. Gjiganti i Kupertinos ka aplikuar për një patentë të re që i bën ekranet e telefonave inteligjentë të pathyeshëm. Patenta, e publikuar dje tek Zyra e Patentave dhe Markave në SHBA, është titulluar “Ekran aktiv mbrojtës për pajisjet elektronike.”

Apple_patentë

Patenta konsiston në disa sensorë mbrojtës që do të vendosen mbi ekranin kryesor. Sensorët do të jenë të lëvizshëm dhe do të ndjejnë kur pajisja është duke rënë dhe rrezikon të dëmtohet. Lajmi i mirë është se kjo patentë nuk ka nevojë për ndonjë teknologji të re, pasi sensorët që mund të ndiejnë rënien gjenden tek pjesa më e madhe e telefonave, si akselerometri dhe xhiroskopi.

Duhet të theksojmë se është thjesht një patentë, që nuk do të thotë se medoemos do të bëhet realitet. Megjithatë, duhet ta pranojmë se duket një ide interesante. Kjo mund të jetë edhe risia që Apple do të na sjellë me iPhone-in e ardhshëm.