iPhone e rinj do të ketë tre kamera të pasme dhe karikim të “kundërt”

E publikuar: 13/05/2019 13:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Raportohet se prodhimi ka filluar për një komponent shumë të rëndësishëm të gjeneratës së ardhshme të iPhone.

Taiwan Semiconductor Manufacturing ka filluar prodhimin e procesorit A13 i cili do të fuqizojë telefonin e ardhshëm të Apple i cili me shumë gjasa do të quhet iPhone 11 sipas një raporti të Bloomberg.

Çipi mund të hyjë në prodhim masiv duke filluar nga ky muaj. Tradicionalisht Apple ka prezantuar linjën e re të iPhone në Shtator. Lajmet rreth telefonit kanë filluar të qarkullojnë por sipas spekulimeve do të ketë tre kamera të pasme dhe karikim “të kundërt.”

Por askush nuk pret debutimin e një versioni 5G të iPhone 11. Përpara se të prezantohen iPhone e rinj, Apple do të tregojë versionin e ri të sistemit operativ, iOS 13, në konferencën vjetor të zhvilluesve WWDC që starton më 3 Qershor.gjatë këtij aktiviteti priten lajme të reja si versioni i ri i macOS dhe një dyqan aplikacionesh për Apple Watch.

Madje mund të kemi edhe një iPad ose MacBook të ri. As Apple as prodhuesi i çipeve nuk kanë komentuar raportin e Bloomberg.

Gjigandi i iPhone ka zgjeruar strategjinë e dizajneve në shtëpi. Kompania dizajnon vetë procesorët për iPhone dhe disa pajisje të tjera. Gjithashtu dizajnon çipeve të specializuara për Mac e madje po punon për një procesor Mac për të zëvendësuar ato të Intel. /PCWorld Albanian