Interi publikon listën e lojtarëve për ndeshjen me Tottenhamin

E publikuar: 27/11/2018 18:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Siç pritej, Sime Vrsaljko nuk do të fluturojë për në Londër me skuadrën e Interit për ndeshjen e nesërme (e mërkurë) kundër Tottenham Hotspur.

Mbrojtësi mori një dëmtim duke luajtur për Kroacinë në Ligën e Kombeve, ndaj Anglisë në stadiumin Wembley.

Mbrojtësi nuk do të kthehet të luajë përsëri në Wembley, pasi ai nuk është shëruar plotësisht nga dëmtimi në kofshë.

Trajneri Luciano Spalletti ka marr me vete një skuadër prej 19 lojtarësh për këtë ndeshje .

Atyre u duhet një barazim në këtë ndeshje për tu futur në mesin e 16 më të mirëve.

Ndeshja fillon në ora 21:00. /Telegrafi/


Skuadra e Interit që do të përballet me Tottenham Hotspur: Handanovic, Padelli, Berni, De Vrij, Ranocchia, Asamoah, Miranda, D’Ambrosio, Skriniar, Vecino, Nainggolan, Borja Valero, Perisic, Brozovic, Icardi, Lautaro Martinez, Keita, Politano, Candreva.