Interesim i madh për vaksinim, 154 persona me sëmundje kronike e marrin vaksinën anti-Covid

E publikuar: 16/04/2021 12:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Numër i madh i qytetarëve të moshës 75-79 vjeç të premten kanë pritur në radhë për të marrë vaksinën anti-Covdi në Qendrën e Vaksinimit në sallën “1Tetori” në kryeqytet, raporton Ekonomia Online. Koordinatori i kësaj qendre, Niman Bardhi, në një konferencë për medie tha se ka një fluks të madh të të interesuarave për t’u vaksinuar.

Sipas tij,vetëm deri në orën 12:20 vaksinën e kanë marrë 154 persona të sëmur kronik.“Është një fluks ku deri më tani janë të vaksinuar 170 persona, ku prej tyre me sëmundje kronike janë 154, ndërsa të tjerët janë profesionistët dhe grupmoshat tjera, përfshirë edhe 4 pacientë me dializë” .

“Gjithçka po ecë mirë, dhe akoma nuk kemi ndonjë shqetësim. Si shifër totale nga dita kur kanë filluar me të moshuarit dhe tani me të sëmurit kronik numri shkon 1 500”.