Inter 4-0 Rapid, notat e lojtarëve: Shkëlqen Perisic

E publikuar: 22/02/2019 01:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Interi ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e dytë përballë Rapidit të Vjenës.

Skuadra zi kaltër ka mposhtur ekipin austriak me rezultat të thellë 4-0.

Matias Vecino, Andrea Ranocchia, Ivan Perisic dhe Matteo Politano ishin autorët e golave për Interin

Mesfushori kroat, Ivan Perisic ka qenë fantastik në këtë takim për zi kaltërtit.

Matias Vecino dhe Ivan Perisic. (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Kroati realizoi një gol dhe dhuroi një asistim për ta marrë notën më të lartë në këtë takim 9,5.

Me lojë të mirë u dallua edhe Antonio Candreva me notën 8,6, Matias Vecino e Milan Skriniar.

Nota më e ulët në këtë takim shkoi për portierin e mysafirëve Strebinger. /Telegrafi/