Instagram “rikthen” rendin kronologjik të postimeve

E publikuar: 24/03/2018 02:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Instagram nuk ka për të sjellë rendin kronologjik të postimeve por do të shfaqë më shumë postime të fundit.

“Me ndryshimet e reja kryefaqja e Instagram do të jetë më e freskët dhe nuk do të humbisni momentet më të mira që ju interesojnë me të vërtetë,” shkruante Instagram.

E thënë ndryshe shfletimi në rrjetin social pritet të jetë më koherent dhe nuk do të silleni në krye të faqes rastësisht pse kryefaqja rifreskohet.

Përkundrazi përdoruesit manualisht do të mund të kërkojnë postime të reja. Për herë të parë Instagram braktisi rendin kronologjik të postimeve në favor të postimeve sipas rëndësisë në Qershor të 2016-ës.

Ndërsa kështu ju nuk do të humbisnit momentet më të dashura, shfaqja e postimeve të disa ditëve më parë e ishte tejet irrituese.

Vlen të theksohet se fushata e egër kundër Facebook që ka nisur këto ditë nuk ka ndikuar tek Instagram, WhatsApp apo Oculus, të tria në pronësi të rrjetit social më të madh në botë. /PCWorld Albanian