Inspektorati i Arsimit ende pa përgjigje ndaj ankesave për avancime pa kritere në UP

E publikuar: 01/08/2017 06:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ende nuk ka një përgjigje të Inspektoratit të Arsimit, mekanizëm që funksionon brenda Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ndaj ankesave të shoqërisë civile rreth avancimeve pa kritere në Universitetin e Prishtinës.

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) në maj dhe korrik të këtij viti ka deponuar dy ankesa në këtë inspektorat rreth avancimit pa kritere të disa profesorëve në Universitetin e Prishtinës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Drejtori i kësaj organizate, Rron Gjinovci, thotë se edhe pse kanë kaluar afatet ligjore për shqyrtimin, ende nuk ka një qëndrim zyrtar të Inspektoratit rreth kësaj çështjeje.

“Ende nuk ka një përgjigje zyrtare nga Inspektorati i Arsimit. Sipas Udhëzimit Administrativ për Procedurat e Inspektimit, lënda duhet të shqyrtohet në afat prej jo më larg se 1 muaj nga data e parashtrimit të ankesës. Ne e kemi dorëzuar ankesën në muajin maj”, ka thënë ai.