Iniesta trondit Barcelonën

E publikuar: 30/05/2017 09:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Iniesta nuk e di nëse do të qëndrojë në Barcelonë pasi t’i skadojë kontrata në qershor të vitit 2018.
E ardhmja e Andres Iniestas mbetet ende e pazgjidhur pasi veterani spanjoll refuzoi të shpreh gatishmërinë të qëndrojë në “Camp Nou”.

Iniesta vuri në dyshim të ardhmen e tij te Barcelona të shtunën para Copa del Rey ndaj Deportivo Alaves, i cili nuk është i sigurt nëse do të qëndrojë në “Camp Nou” pas skadimit të kontratës në vitin 2018.

33 vjecari, i cili ka startuar vetëm në 13 ndeshje në La Liga në sezonin 2016/17, ka zbuluar se ende nuk ka vendosur për të ardhmen.

“Kurrë nuk kam thënë se nuk do të rinovojë kontratën, por duhet të shikohen disa gjëra tjera, nuk ka të bëjë me çështjen ekonomike”, tha Iniesta, i cili të shtunën fitoi titullin e 30 me Barcelonën.

“Ka disa faktor që janë bërë së bashku, çështje personale, nuk ka qenë një sezon i lehtë. Duhet të marrë një vendim të ndershëm, një që është për të mirën e të gjithëve”, përfundoi Iniesta. /Gazeta Express/