Indonezia goditet përsëri nga termeti

E publikuar: 05/08/2018 16:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një tërmet i fortë ka tronditur ishullin e Indonezisë Lombok, një javë pasi një tërmet tjetër la 17 të vdekur në atë zonë.

Shërbimi gjeologjik amerikan tha se një tërmet me magnitudë 7.0 goditi ishullin të dielën. Një paralajmërim fillestar për cunam i lëshuar nga autoritetet e Indonezisë u anulua.

Javën e kaluar, një tërmet me magnitudë 6.4 goditi Lombokun, një destinacion turistik popullor, duke i dërguar njerëzit nga shtretërit e tyre në rrugë dhe fusha të hapura për të shpëtuar nga rreziku i shembjes së ndërtesave. Mijëra shtëpi u dëmtuan.