Ibrahimovic do të qëndrojë në MLS

E publikuar: 05/12/2018 21:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zlatan Ibrahimovic ka vendosur të mos rikthehet te Milani pasi që familja e tij do të preferonte një qëndrim te LA Galaxy.

Veterani është lidhur shumë me një rikthim te Rossonerët, me spekulimet në Itali që ishin të nxehta se ai ka nënshkruar kontratë gjashtë muajshe.

Mbrëmjen e fundit shuhet se Ibra vendosi që të mbetet në MLS.

Gruaja e superyllit suedez dhe dy djemtë janë të lumtur në Los Anxheles dhe janë kudër kthimit në Evropë.

Sulmuesi pritet që të rinovojë me LA Galaxy sapo të hapet afati kalimtar në SHBA.

Në SHBA, ndryshe nga Evropa, ekzistojnë rregulla për caktimin e pagave të lojtarëve, kështu që pas largimit të Giovanni Dos Santos dhe Romain Alessandrini, Ibrahimovic do të paguhet më shumë se sa 1.5 milionë euro në sezon pasi që deri tash lojtari më i paguar ishte Dos Santos me 6 milionë euro në sezon. /Telegrafi/