Ibrahim Gashi ftohet nga Specialja

E publikuar: 22/10/2019 11:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ibrahim Gashi është ftuar nga Gjykata Speciale për intervistim në cilësi të dëshmitarit.

Gashi, që ka qenë rektor i Universitetit të Prishtinës, ka thënë se do t’i përgjigjet pozitivisht kësaj ftese duke qenë i bindur në luftën e drejtë dhe të pastër të UÇK-së.

Ai ka njoftuar po ashtu se intervistimi do të ndodhë këtë javë në Prishtinë, njofton Klan Kosova.

Postimi i plotë i Ibrahim Gashit:

Të nderuar miq,

Dua të ju njoftoj Ju dhe opinionin e gjerë se para një jave kam pranuar një ftesë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, për tu intervistuar në cilësi të dëshmitarit.

Duke besuar në drejtësi, sikundër edhe duke qenë shumë i bindur në luftën e drejtë dhe të pastër të UÇK-së, do t’i përgjigjem pozitivisht kësaj ftese.

Intervistimi do te bëhet gjatë kësaj jave në Prishtinë.

Sinqerisht,
Ibrahim Gashi