I riu me origjinë nga Kosova gradohet oficer specialist në ushtrinë suedeze

E publikuar: 10/12/2020 14:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Duket se shqiptarët çdoherë e më shumë po vazhdojnë të dëshmojnë veten me sukseset e tyre. Ndonëse jashtë kufijve të atdheut, ata përherë arrijnë që me punën e tyre të lënë gjurmë në vendet ku jetojnë.

Së fundmi, Adonis Shala, me origjinë nga Kosova i cili jeton dhe vepron në Suedi, ka arritur që më përkushtimin e madh dhe dashurinë që kishte për profesionin që kishte zgjedhur të gradohet oficer specialist dhe rreshter në ushtrinë Suedeze.

Familja e Adonis Shalës është me prejardhje nga Peja, kurse vetë Adonisi është lindur dhe rritur në Stokholm.

Ai ka disa vite që i është bashkuar ushtrisë suedeze, përcjell albinfo.ch.

Kujtojmë se më herët, Adonisi ka qenë në oborrin Mbretëror të Suedisë për t’i bërë roje princit.