I ofrohet kontratë e re Messit

E publikuar: 20/12/2019 11:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Barcelona ka njoftuar babanë e Lionel Messit dhe agjentin Jorge Mendes se planifikojnë të rinovojnë kontratën e tij deri në vitin 2022.

Gazeta Mundo Deportivo pretendon se qëllimi i klubit është të zgjasë marrëveshjen aktuale të yllit argjentinas në Camp Nou edhe për 12 muaj tjerë, pasi kontrata aktuale skadon në verën e vitit 2021.

Ky afat është i njëjtë me kohën kur skadon afati i presidentit të Barcelonës, Josep Maria Bartomeu dhe ai nuk do të jetë më në gjendje të rinovojë pozicionin e tij për shkak të rregullave presidenciale në klub.

Raporti citon lajme nga El Pais në fillim të këtij viti duke pretenduar se Messi ka një mundësi në fund të çdo sezoni për t’u larguar nga klubi nëse ai do të kishte ndërmend.

Bartomeu, Jorge Messi, babai dhe agjenti i lojtarit, nuk janë ulur për të folur kohëve të fundit, por presidenti thuhet se ka ndërmend të zgjidhë këtë çështje sa më shpejt që është e mundur.

Kohëve të fundit Messi tha se ai nuk ka folur me Bartomeun që nga eliminimi në Ligën e Kampionëve nga Liverpooli gjashtë muaj më parë, por shtoi se ai ishte i hapur për të diskutuar për rinovimin.

Barça dëshiron të mbyllë rinovimin sa më shpejt që është e mundur, megjithëse në klub mendojnë se do të jetë Messi ai që vendos kur të bëhet rinovimi.

Ata duan t’i ofrojnë Messit një kontratë të përjetshme, që tejkalon futbollin, i cili përfshin lidhjen midis markës “Messi” dhe Barcelonës për të paktën dhjetë vjet.

32-vjeçari ka luajtur yll për gjigantët katalunas në 16 sezone radhazi dhe ka shënuar 617 gola – një rekord klubi në 704 paraqitje për ekipin.

Messi ka fituar një 34 trofe të jashtëzakonshëm me Blaugranët përfshirë 10 tituj të La Ligës, katër të Ligës së Kampionëve dhe gjashtë trofe të Copa del Rey.