I dërgoi burrit 118 mesazhe, reagimi i tij do i shkatërronte nervat çdo gruaje

E publikuar: 19/02/2018 07:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fiori Dardha teksa tregoi detaje mbi sherrin me miken e saj Rozana Radi ka folur dhe për raportin e saj me bashkëshortin.

Ajo ka treguar se në mesin e dashurisë së madhe nuk mungojnë dhe grindjet.

Fiori tregoi se si një ditë theu rekord duke i dërguar 118 mesazhe bashkëshortit dhe përgjigjia e tij me siguri do acaronte çdo femër.

“Për aq kohë sa është “bashkësherri” siç e quaj unë jemi një çift i adhurueshëm. Më ka ndodhur një herë i kam dërguar 118 mesazhe. Dhe pas mesazhit të 118 më ka ardhur vetëm një togfjalësh përgjigje: “Po vij.” –ka treguar gazetarja e njohur.

/Gazeta Express/