Hyseni: PDK-AAK-NISMA u tërhoq nga debati, sepse u mungojnë idetë

E publikuar: 23/05/2017 21:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i brendshëm në detyrë Skënder Hyseni, ka thënë se partitë e koalicionit PDK-AAK-Nisma, nuk kanë ide në programin e tyre për të trajtuar tutje çështjen e Demarkacionit.

Sipas tij, kjo dhe është arsyeja që ata janë tërhequr nga debati i sontëm special Magazina Zgjedhore në Klan Kosova.

Veç tjerash Ministri Hyseni shtoi tutje se subjekti i tij partiak ka në program një listë gjithëpërfshirëse për të trajtuar problemet e qytetarëve në mandatin e ardhshëm qeverisës, njofton Klan Kosova.

Ai po ashtu në debatin televiziv Magazina Zgjedhore tha se Avdullah Hoti nga subjekti i tyre partiak, është zgjidhja më e mirë për qytetarët e Kosoëvs pasi do ta zhvillojë vendin në mënyrën më të mirë të mundshme.

”Erdha i përgatitur që të përballem në mënyrën më të mirë të mundshme me pjesëtarët e partive të koalicioneve të tjera. LDK ka hartuar një listë gjithëpërfshirëse e cila ka trajtuar interesin më të madh të mundshëm dhe përbërjen profesionale të kandidatëve nga aspekti i formimit të tyre”.

”LDK ka deklaruar se synon një ndërrim gjeneratash. Shembull konkret nisim nga Kryetari Isa Mustafa i cili u tërhoq duke i liruar rrugë Avdullah Hotit”.

”Partive të tjera u munguan idetë, për Demarkacionin, në këtë debat. LDK po shihet si partia më serioze në vend”.

”Në listën e LDK-së shumë pak ka rëndësi ku je i renditur. Do të kishte rëndësi numri po të ishin listat e mbyllura. Ajo që ne duam t’i kthejmë popullit të Kosovës është shpresa për të vazhduar progresin”.

”LDK nuk është përjashtuese. Avdullah Hoti është zgjidhja më e mirë, sepse në këtë periudhë Kosovës i duhet më shumë se cdo gjë tjetër një kryeministër që ka inkreditet akademik, i dëshmuar dhe pa dyshim ministër i lartë më i suksesshmi”.

”Kjo është zgjidhja më e mirë e mundshme për qytetarin e Kosovës. Zgjidhje që ka provokuar një konsensus absolut. Me Hotin do t’i mundim të gjithë me vizionin për të ardhmen e këtij vendi, për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, me vende punë për këta të rinj e të reja të këtij vendi”.