HUMOLLI: Situatë alarmante, maskat në publik të jenë obligative

E publikuar: 16/06/2020 14:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Kosovë përgjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 129 raste të reja më Covid-19. Duke e parë trendin e rritjes, shifrat po dalin të jenë shqetësuese për institucionet shëndetësore në vend. Ekspertët shëndetësor po rekomandojnë që vendosja e maskave përgjatë daljeve në publik të bëhet e obligueshme. Kështu po deklaron në një prononcim për Gazetën Express, shefja e OBSH’së për Kosovën, Isme Humolli.

Humlli ka deklaruar se situata për momentin në Kosovë është alarmante. E gjithë kjo pas shfaqjes së rasteve të fundit e që sipas saj janë pasojë e mos respektimit të masave si ajo për distancim social si dhe mosvendosja e masave.

“Në fakt rritja e numrit të rasteve paraqet situatë alarmante sa i përket situatës epidemiologjike në Kosovë. e gjithë kjo duke pas parasysh që edhe në pikun e pandemisë, Kosova nuk e kishte kaluar shifrën e 100 personave të infektuar me Covid-19 brenda një dite”, ka sqaruar Humolli.

Megjithëkëtë, Humolli thotë se në Kosovë duhet që bëhet e obligueshme vendosja e maskave për secilin person që del jashtë ambienteve të shtëpisë.