Humb jetën në aksident një djalë në fshatin Gërlicë të Ferizaj (Foto)

E publikuar: 13/11/2016 12:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës njofton se dje pas një aksidenti në fshatin Gërlicë të Ferizajt ka ndërruar jetë një person i gjinisë mashkullore. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor i QKUK’së.
“Fsh. Gërlicë, Ferizaj 12.11.2016-12:55. Raportohet për një aksident trafiku në mes të dy automjeteve civile. Përveç dëmeve materiale lëndime kanë pësuar dy meshkuj K/Shqiptar ku njëri prej tyre si pasoj e lëndimeve të marra ka nderuar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor ndërsa i lënduari tjetër është dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në raportin e fundit policor./Gazeta Express