Hulk: Te Zeniti do të qëndroja edhe 10 vjet

E publikuar: 27/10/2015 19:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Braziliani Hulk i shpreh dashurinë skuadrës së Zenitit. 29-vjeçari pohoi se do të ishte i gatshëm të qëndronte edhe 10 vjet nëse drejtuesit e klubit do ta dëshiron këtë gjë dhe do t’i ofronin rinovimin e kontratës.

Futbollisti po kalon një moment të shkëlqyer në kampionat ku në 17 ndeshje ka shënuar 10 gola dhe 15 asiste. Sulmuesi ishte pranë kalimit te Porto, por preferoi të qëndronte te Zeniti. Ai deklaroi se e do shumë Shën Petersburgun, Zenitin dhe tifozët dhe është shumë i lumtur në Rusi.