Hoxhaj: Serbia e dhunoi Konventën e Gjenevës me gjenocidin në Kosovë

E publikuar: 12/08/2019 15:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendëskryeministri dhe njëherësh nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka kujtuar viktimat që Serbia i la nga lufta në Kosovë dhe gjenocidin e tyre.
Përmes rrjetit social Twitter, ai ka shkruar numrin e shqiptarëve të vrarë, të zhdukur dhe të zhvendosur nga vendet e Kosovës, transmeton Express.

“Sot është 70-vjetori i Konventës së Gjenevës. Serbia e dhunoi atë me genocid në Kosovë. Rreth 90% e shqiptarëve etnikë u detyruan të largoheshin si refugjatë dhe persona të zhvendosur. 13.535 u vranë, në mesin e tyre 1230, përfshirë foshnjat dhe vogëlushët, ndërsa 1,657 janë ende të humbur”, ka shkruar Hoxhaj.